• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla sfidon Shehajn në Kuvend: Lë mandatin nëse shtëpia ime është 500 metra. Ti je matrapaz, pastron para Agron

by A R
26/11/2026 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur akuzave të kryetarit të Partisë Mundësia, Agron Shehja, i cili e akuzoi se ka një apartament 500 metra katrorë pranë stadiumit “Air Albania”.

Balla, nga foltorja e Kuvendit e ka sfiduar Shehaj duke i thënë se nëse e disponon këtë apartament, ai do të lërë mandatin e deputetit.

Pjesë nga fjala e Taulant Ballës:

Ke dalë para pak ditësh në ballkonin, në saletin e vilës tënde apo të papafingos tënde të një pallati, dhe ke thënë që Taulant Balla ka një apartament 500 m², është e vërtetë?

Tani unë të ftoj të vish në këtë foltore. Nëse rezulton që ajo është e vërtetë, unë i jap dorëheqjen nga mandati im si deputet sot! Nëse ajo është e vërtetë. Nëse unë kam në atë godinë një apartament 500 m², unë nuk rri më në këtë sallë, iki dhe nuk vij më. Edhe sikur dyfish apo dhe trefish sipërfaqe banimi. Trefish, po, mund të jetë një sipërfaqe banimi, po 500 m² nuk e kam. Po ta kem, iki dhe nuk vij më në këtë sallë, nuk jam unë maskara si puna jote. Sepse… sepse… sepse unë jam përballur, kam 21 vite në këtë sallë. Sikur një fije floku ta kisha keq, më kishte vrarë Saliu përpara teje. Më ka ngelur unë të bëhem qepaze sikur të kisha bërë një gabim të vetëm.

Unë të sfidoj, thuaj: “Kthej këtu ç’ke kam”, nëse kam. Dhe për ta ditur shqiptarët, transparent, sepse unë jam subjekt deklarimi pasurie që nga viti 2003, që ditën e parë që është deklarimi i pasurisë. Dhe do më duhet për atë apartament ku jetoj bashkë me familjen time… do më duhet të punoj deri në vitin 2044 për ta shlyer me kredi. Kam shlyer një pjesë, kam dhe 19, 18 vite të tjera për të shlyer atë kredi. Dhe ai apartament nuk është i imi, është i bankës. Kur ta mbaroj shlyerjen e kredisë, do jetë apartamenti i fëmijëve të mi edhe i bashkëshortes time dhe, do Zoti, i kam prindërit gjallë deri në atë kohë. Kaq. Dhe dallimi im mes teje, Agron, është shumë i madh.

Ti je një matrapaz. Vjen nga një sektor ku pastrimi i parave sipas GRECO-s është risku më i madh. Ti pastron para, Agron Shehaj. Ti paratë e call center-ave i ke pastruar me vila, sepse ta kam thënë dhe do të ta thonë edhe institucionet e tjera ligjzbatuese, të huaja dhe shqiptare. Ti paratë e call center-ave i ke investuar në real estate dhe brenda një kohe të shkurtër ke bërë rishitjen me një çmim pesë herë më të madh. Skemë për ata që kanë dy pare mend më të qartë të pastrimit të parave se ç’ke ngritur ti nuk ka buf që nuk e kupton. Dakord?

Sa i përket të tjerave: o zotëri, ja ku e ke grupin parlamentar të Partisë Demokratike! Ti hajdut i vodhe të dhënat anëtarëve të Partisë Demokratike, të cilëve në zgjedhjet e 20… në zgjedhjet e 2025-ës u dërgoje mesazhe anëtarëve të Partisë Demokratike dhe i çoje mesazhe dhe i kërkoje votën. Për këtë, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të ka dënuar, është vendim.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla sfidon Shehajn në Kuvend: Lë mandatin nëse shtëpia ime është 500 metra. Ti je matrapaz, pastron para Agron

Balla sfidon Shehajn në Kuvend: Lë mandatin nëse shtëpia ime është 500 metra. Ti je matrapaz, pastron para Agron

November 26, 2026
Serbia cakton datën e zgjedhjeve presidenciale, qytetarët votojnë më 27 dhjetor

Serbia cakton datën e zgjedhjeve presidenciale, qytetarët votojnë më 27 dhjetor

November 26, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Kryeproblemi

November 26, 2026
Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehur për pastrim parash nga trafiku i lëndëve narkotike

November 26, 2026
Zbardhet vrasja e ish-policit Frrok Lleshaj, në pranga dy shokët që dështuan në atentatin e Lezhës

Zbardhet vrasja e ish-policit Frrok Lleshaj, në pranga dy shokët që dështuan në atentatin e Lezhës

November 26, 2026

Mallkimi i dyshit në PS, internim, burg e garë

November 26, 2026
Tiranë, qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 27-vjeçari

Tiranë, qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 27-vjeçari

November 26, 2026
ODIHR kërkon sqarime për afatin e “Zgjedhores”, zbardhet letra për Gjiknurin e Bylykbashin

ODIHR kërkon sqarime për afatin e “Zgjedhores”, zbardhet letra për Gjiknurin e Bylykbashin

November 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Nëntor 2026

November 26, 2026
Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS në 2013-2017

Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS në 2013-2017

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In