Në postimin e tij, Rama ka publikuar fotografi dhe pamje të fëmijëve duke përgatitur bukë dhe duke pjekur flinë në saç, duke vënë në pah ruajtjen dhe përcjelljen e traditave shqiptare te brezat e rinj.

“Duart e vogla që mësojnë traditat e mëdha të sofrës sonë shqiptare. Në Javën Kulturore Kombëtare Shqipëri – Kosovë, fëmijët kanë gatuar bukën e kanë pjekur flinë në saç, duke zbuluar shijen e traditave tona të përbashkëta, që trashëgohen brez pas brezi”, ka shkruar Rama.