Studentët e përfshirë në protestat e javëve të fundit në Tiranë pritet të bëjnë sot publik vendimin e tyre për krijimin e një force politike.
Sipas një njoftimi të shpërndarë nga organizatorët e protestës, vendimi do të komunikohet në orën 16:30, përpara hyrjes së Gjykatës Kushtetuese.
Nisma shënon një zhvillim të ri në aktivitetin e studentëve, të cilët, pas protestave në rrugë, synojnë të organizohen edhe politikisht.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje mbi emrin, programin, strukturën drejtuese të forcës së re politike apo ambiciet e saj për pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme.
Më shumë hollësi mbi nismën pritet të bëhen publike gjatë deklaratës së pasdites.




























