Durrësi nuk zhgënjen! Pak minuta shi mjaftojnë që qyteti të përmbytet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.11.2026, 13:39

Pak minuta reshje intensive kanë mjaftuar që rrugët e Durrësit të mbulohen nga uji. Shiu i dendur, që ka përfshirë qytetin ka sjellë sërish probleme në qarkullimin e automjeteve dhe të këmbësorëve.

Në disa akse rrugore, uji ka pushtuar një pjesë të korsive, duke detyruar drejtuesit e mjeteve të lëvizin me kujdes dhe me shpejtësi të reduktuar, për të shmangur dëmtimet e automjeteve apo situatat e rrezikshme në trafik.

Vështirësi kanë hasur edhe këmbësorët, veçanërisht në kryqëzime dhe në zonat ku niveli i ujit është më i lartë. Disa prej tyre janë detyruar të përdorin edhe çizme për të kaluar në rrugët e përmbytura.

Një ndër problematikat kryesore mbetet sistemi i kullimit. Pusetat, disa prej të cilave janë të bllokuara, nuk kanë arritur të përballojnë sasinë e madhe të ujit brenda një kohe të shkurtër.

Reshjet e sotme kanë rikthyer edhe një herë problematikën e përmbytjeve në qytetin bregdetar, ku mjaftojnë pak minuta shi për të nxjerrë në pah mangësitë e infrastrukturës së kullimit. Me ndërprerjen e reshjeve, pritet që niveli i ujit në rrugë të ulet gradualisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit