Familja e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos pritet të marrë një tjetër lajm të bukur. Çifti i njohur i showbiz-it shqiptar është në pritje të fëmijës së dytë, sipas informacioneve të bëra publike nga “Prive By Liberta Spahiu”.
Historia e dashurisë së Kiarës dhe Luizit nisi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ku ata u njohën dhe krijuan një lidhje që vazhdoi edhe pas përfundimit të spektaklit. Në prill të vitit 2024, dyshja u bë prindër për herë të parë, me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Luna Mari.
Gjatë muajve të fundit, Kiara është përballur disa herë me aludime për një shtatzëni të dytë, të cilat i ka mohuar publikisht. Në gusht, kur u pyet drejtpërdrejt nga një ndjekës nëse ishte shtatzënë, moderatorja u përgjigj: “JO! Nuk jam”.
Megjithatë, këtë herë lajmi vjen nga burime të “Prive By Liberta Spahiu”, të cilat bëjnë të ditur se çifti po përgatitet të mirëpresë një tjetër anëtar në familje.
Deri më tani, as Kiara dhe as Luizi nuk kanë bërë një njoftim publik për shtatzëninë, duke zgjedhur ta mbajnë këtë zhvillim larg vëmendjes mediatike.
Nëse lajmi konfirmohet nga vetë çifti, Luna Mari pritet të bëhet me një motër ose vëlla.




























