Një 25-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Shkodër, pasi dyshohet se ushtronte aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike në doza, në afërsi të ambienteve të ndryshme të qytetit.
Në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Hetimit të Narkotikëve, kanë vënë në pranga shtetasin me inicialet E. H., banues në Elbasan.
Sipas Policisë, 25-vjeçari ishte konstatuar në afërsi të perimetrit të sigurisë dhe ambienteve të ndryshme në qytetin e Shkodrës, ku dyshohet se qëndronte me qëllim shitjen e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit fizik, efektivët i gjetën dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit.
