Ekspertët e Komisionit të Venecias kanë vendosur të ndjekin nga afër seancën e sotme plenare pas takimit me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar Oerd Bylykbashin dhe Damian Gjiknurin. Pasi erdhën në Tiranë me ftesë të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, ekspertët Michael Janseen dhe Adrià Rodríguez-Pérez u takuan fillimisht me grupin e ekspertëve të komisionit të reformës me të cilët diskutuan mbi draftin e hartuar mbi Projektligjin e ri për Financimin e Partive Politike.