Kategoria e Parë në RTSH/ Java e 12-të në dy ditë, spikasin Pogradeci–Iliria dhe Flamurtari–Besa

Kampionati i Kategorisë së Parë, që transmetohert në RTSH, vijon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 12-të, që do të zhvillohen në dy ditë, më 27 dhe 28 nëntor.
Programi i kësaj jave nis të premten me dy përballje interesante. Në orën 13:30, Pogradeci pret Ilirinë, në një duel mes dy skuadrave që janë në pjesën e sipërme të renditjes, ndërsa në orën 16:00, në Vlorë, Flamurtari përballet me Besën.
Të shtunën, më 28 nëntor, do të luhen katër ndeshjet e tjera të javës, të gjitha në orën 13:30; Besëlidhja–Kukësi, Oriku–Korabi, Sopoti–Bylis dhe Kastrioti–Burreli.
Gjashtë përballjet e javës së 12-të do të sjellin një tjetër mundësi për skuadrat që të kërkojnë rezultate pozitive dhe të konsolidojnë pozitat e tyre në kampionat.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




