Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagoi gjatë seancës së sotme plenare ndaj deklaratave të deputetit Agron Shehaj lidhur me pasurinë e tij.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla hodhi poshtë pretendimet se zotëron një banesë me sipërfaqe 500 metra katrorë, duke theksuar se apartamenti ku jeton është blerë përmes një kredie bankare, shlyerja e së cilës zgjat deri në vitin 2044. Ai e sfidoi publikisht Shehajn të faktojë akuzat e ngritura, duke u zotuar se nëse një gjë e tillë vërtetohet, do të heqë dorë menjëherë nga mandati.
Deklarata e plotë e Taulant Ballës në Kuvend:
"Të ftoj të vish në këtë foltore, nëse rezulton se ajo është e vërtetë unë jap dorëheqjen nga mandati si deputet sot. 500 metra nuk e kam, po ta kem iki dhe nuk vij më në këtë sallë. Nuk jam masakra si puna jote. Unë të sfidoj. Për ta ditur shqiptarët. Unë jam subjekt deklarimi pasurie që nga vitit 2003. Do më duhet për atë apartament ku jetoj bashkë me familjen time, do më duhet të punoj deri në vitin 2044 për ta shlyer me kredi. Kam shlyer një pjesë kam dhe 18 vite të tjera për ta shlyer me kredi. Ai apartament nuk është i imi, është i bankës."