Debati për pasurinë mes Taulant Ballës dhe Agron Shehajt në seancën plenare të kësaj të enjte zbuloi se kreu i grupit parlamentar të PS-së ka një kredi që ka marrë për blerjen e një apartamenti, që Shehaj thotë se është 500 metër katrorë. Balla hodhi poshtë akuzat, duke u shprehur se hapësira që ka si pronë nuk është 500 metër, por nuk dha më shumë detaje.