Egnatia kampione e Shqipërisë luan sonte në ‘Air Albania’ një ndeshje vendimtare për fatin e saj në Conference League. Pas humbjes me Craiova-n dhe dy barazimeve të mëparshme, 3 pikët janë opsioni i vetëm kundër Lincoln Imps në rast se skuadra shqiptare synon kualifikimin nga grupet. Lajmi i mirë është rikthimi nga dëmtimi i sulmuesit Ildi Gruda, por Nevil Dede duhet t’i bëjë llogaritë pa Eljon Sotën dhe Bakayoko-n të dëmtuar, ndërsa Eneo Bitri mungon për shkak kartonësh.

“Në letër mund të rezultojë se ne jemi favorit, por vetëm në letër sepse ata kanë më shumë eksperiencë se ne. Kanë marrë pjesë edhe sezonin e kaluar në grupet e këtij kompeticioni. Kanë bërë fitore vjet dhe në ndeshjen e fundit kanë fituar kundër Hajduk Split,"-u shpreh fillimisht trajneri Dede.

Megjithatë për sfidën që do të luhet në orën 18:45 Nevil Dede nuk fshihet.

“Ne duam fitoren me thënë të vërtetën. Kanë shumë eksperiencë, por ne ndoshta kemi kualitetin dhe gjëra të tjera në avantazhin tonë,”-tha më pas trajneri i Egnatias.

Egnatia ka vendosur çmime simbolike, me qëllim që të ketë sa më shumë tifozë në këtë sfidë. Deri më tani raportohet se do të jenë të paktën 4 mijë mbështetës në këtë ndeshje delikate të kampionëve të Shqipërisë.