Hansi Flick i “tërbuar” me të tijtë pas fitores ndaj Sabah: Nuk mund t’i bësh këto gjëra në këtë nivel

26 Nëntor 2026
14:30
Telesport
back button

Trajneri i Barcelona, Hansi Flick, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij kundër Sabah në Champions League, ku fituan 4-1. Gjithsesi, trajneri gjerman nuk i pëlqeu fakti që skuadra e tij pësoi një gol.

Fermin Lopez ishte sërish fajtor për humbjen e topit, gjë që i lejoi lojtarët e Sabahut të avancojnë dhe të shënojnë përmes Joy-Lance Mickels. Flick e bëri të qartë se goli i pësuar nga Sabah ishte i papranueshëm sipas tij.

“Jam i kënaqur me fitoren, zakonisht nuk është e lehtë këtu. E e vetmja gjë me të cilën nuk jam i kënaqur janë gabimet që bëjmë. Nuk është kjo mënyra se si duam të luajmë“, u shpreh Hansi Flick.

Më tej, ai tha: “Nuk jam i kënaqur me golin që pësuam. Nuk mund t’i bësh këto gjëra në këtë nivel. Duhet t’i përmirësojmë këto aspekte, por tri pikët janë shumë të rëndësishme. Në pjesën e dytë shënuam tri gola, gjë që është pozitive.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit