Top Channel/ Musk fal nga dy aksione të SpaceX për çdo fëmijë në Shtetet e Bashkuara
26/11/2026 14:56

Një dhuratë me vlerë mbi 18 miliardë dollarë për fëmijët amerikanë. Kjo është nisma më e fundit e njeriut më të pasur në botë, Elon Musk, i cili ka vendosur të dyfishojë premtimin e bërë në tetor. Përmes një postimi në platformën X, miliarderi njoftoi se aksioni i parë do të transferohet në dhjetor, ndërsa i dyti, nga pasuria e tij personale, në qershor të vitit 2027, kur të përfundojë periudha e kufizimit për shitjen e aksioneve të tij. Në Shtetet e Bashkuara jetojnë rreth 73 milionë fëmijë nën moshën 18-vjeçare. Me çmimin aktual të një aksioni të SpaceX prej 127 dollarësh e 44 centësh, secili prej tyre mund të përfitojë rreth 255 dollarë. Kompania ka konfirmuar zyrtarisht se do të dhurojë aksione përmes llogarive aktive të programit “Trump Accounts”, një nismë e administratës amerikane që synon t'u mundësojë fëmijëve krijimin e kursimeve dhe investimin në bursë që në moshë të hershme. Megjithatë, ende nuk është sqaruar se si do të përfitojnë fëmijët që nuk kanë një llogari të tillë. Musk i ka këshilluar përfituesit të mos i shesin aksionet, duke shprehur bindjen se vlera e SpaceX mund të rritet jashtëzakonisht nëse kompania realizon ambiciet e saj për kolonizimin e planetëve të tjerë dhe shfrytëzimin e energjisë diellore në hapësirë. SpaceX debutoi në bursë në qershor të këtij viti, duke siguruar 85,7 miliardë dollarë. Sipas analistëve financiarë, nisma e Musk mund të krijojë një brez të tërë aksionerësh të rinj amerikanë, duke i bërë ata pjesë të ekonomisë së së ardhmes.

Top Channel/Salvini: Zelensky të mos sjellë luftën në dyert tona, ne po i mbështesim ekonomikisht..!
26/11 14:58
Top Channel/ Musk fal nga dy aksione të SpaceX për çdo fëmijë në Shtetet e Bashkuara
26/11 14:56
Top Channel/ Kroacia bllokon Malin e Zi në BE? Në fillim të zgjidhim “hallet” e kufirit!
26/11 14:38
Top News – 1 milion satelitë në orbitën e Tokës / Musk merr ‘OK’-in, qendra të dhënash në hapësirë
26/11 13:16
Top News– Britania ‘shpëton’ nga emigrantët / Niveli më i ulët në dekada, me përjashtim të pandemisë
26/11 13:16
Top News – Trump paralajmëron Rusinë… / ‘Mos e zgjeroni luftën përtej Ukrainës, ka pasoja!’
26/11 13:14
Top News – Karta triumfon, lë pas Keshin / Për herë të parë në BE…kryeson Finlanda
26/11 13:14
Top News – Dy aksione të SpaceX për çdo fëmijë në SHBA, Elon Musk ‘do dhurojë’ 18 miliardë dollarë
26/11 13:07
Top Channel/ Përplasje për buxhetin e BE, Franca dhe Gjermania vendosin kushte, mosmarrëveshje…
26/11 11:56
Top News – Sherr në BE për Buxhetin 2028-2034 / Kërkohet arritja e një marrëveshjeje deri në dhjetor
26/11 11:49
Top News – Trump vendos tarifa të reja / Shënjestron Kinën, BE-në dhe 12 vende të tjera
26/11 11:46
Top News – Tërbohet natyra, batica të frikshme / Dallgë 9 metra të larta mbi brigjet e Kalifornisë
26/11 11:45
Top Channel/ Britania përgatitet për luftë? Thirrje mobilizimi për 100.000 ish-ushtarakë!
26/11 11:36
Top Channel/ ‘Të gjithë mbajmë briskun me vete’, Koreshi-Peleshit: Ne punojmë me kanar, akti…
26/11 11:35
Top News – Tymi toksik mbulon qytetin / Ushtria amerikane hedh në erë 5 ton lëndë plasëse
26/11 11:35
Top News – Aksident i tmerrshëm në autostradë / Ferr flakësh, përmbyset cisterna, 31 viktima
26/11 11:34
Top Channel/ Vetoja, pengesë për zgjerimin: BE diskuton reformimin e të gjithë procesit!
26/11 11:32
Top Channel/ SHBA, tarifa të reja ndaj BE-së dhe Kinës: Mbiprodhim strukturor, reagon KE!
26/11 11:31
Top Channel/ Ferri i flakëve në Egjipt: Autoçisterna shpërthen në trafik, 30 të vdekur!
26/11 11:30
Top News – Musk dhuron 18 miliardë dollarë/Aksione për çdo fëmijë të regjistruar te ‘Trump Accounts’
26/11 11:01