Në seancën plenare të parlamentit Aktin Normativ për Tubimet sjellw nga qeveria, opozita e quajti antidemokratik dhe antikushtetues. Dështoi në heqjen nga rendi ditës. Sali Berisha nga foltorja e parlamentit përsëriti të njëjtat akuza ndaj Taulant Ballës. Socialistja Elisa Spiropali nuk ishte në seancën plenare por ulësen e saj të re pas përjashtimit nga grupi i PS, ia kishin caktuar afër Neo Malësores Marjana Koceku. Megjithatë ajo e mori një ftesë nga opozita. Pas dy orë debatesh për aktin normativ nisi diskutimi projekt buxhetit 2027 dhe paketës fiskale.