Bizneset e prekura nga dëmet e shkaktuara gjatë protestave të javëve të fundit në Tiranë vijojnë të raportojnë humbjet përmes shërbimit elektronik “Dëmi im”, të vënë në dispozicion nga Administrata Tatimore.
Sipas të dhënave të fundit, vlera e dëmeve të deklaruara online ka arritur në 4.38 milionë euro, ndërsa deri më tani janë regjistruar 138 nga bizneset e prekura.
Përmes një njoftimi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se aplikimet vijojnë, ndërsa bizneset e prekura mund të evidentojnë dëmet e shkaktuara në njësitë e tyre tregtare përmes portalit e-Albania ose faqes zyrtare të Administratës Tatimore, www.tatime.gov.al.









Komente
Komento