Ina Zhupa bën për “ujë të ftohtë” Taulant Ballën: Kur flet dhe ti për dhunën, më kujtohet kur hipje mbi kokat e policëve

Këtë të enjte, debate të ashpra kanë përfshirë seancën e fundit parlamentare, ku përfaqësues të opozitës kanë lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë dhe ministrave.

Në qendër të kritikave ishte nisma ligjore që synon të ndryshojë rregullat për organizimin e protestave, e cila nga opozita po cilësohet si një mjet për të shtypur zërin qytetar.

Të lidhura

None found

Deputetja e opozitës Ina Zhupa, iu drejtua drejtpërdrejt Taulant Ballës, duke i kujtuar veprimet e tij të shkuara ndaj forcave të rendit dhe duke e akuzuar për hipokrizi sa i përket respektit ndaj Policisë së Shtetit.

Ina Zhupa: Kur dëgjoj Taulant Ballën që flet për policinë e shtetit dhe për dhunën, nuk më del nga mendja skena Taulant, ku ishe mbi kokat e policëve në dyert e KQZ-së.

Kur të fshish atë nga YouTube-i, atëherë hajde edhe fol për respektin ndaj policisë së shtetit. Jo jam kujdesur që mos të bije kur rrije mbi kokat e tyre.

Nuk ka turp më të madh se mbasi ke dhunuar rininë shqiptare, mbasi ke bërë aktet më barbare që nuk ka njohur asnjë shtet tjetër demokratik, të vish këtu dhe të kalosh një paketë për të shtuar represionin, frikën, gjobitjen ndaj protestuesve që gëzojnë në fakt një të drejtë kushtetuese.

Këtu mbrapa meje janë ministrat, ndaj të cilëve protestohet dhe këta vendosin të sjellin në emër të Edi Ramës akte për të ndaluar protestën kushtetuese. Po mirë nderuar kolegë, ku e keni parë ju që duhet të vendosni ju vendin, orën se ku duhet të qëndrojnë qytetarët për të protestuar? Në cilin model? Në cilin vend të botës?


Shtuar më 26.11.2026 15:29

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabet girişgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetmatbetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobetjojobetForum zamparalargüvenilir bahis sitelerigrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisBahis Siteleriblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişcasibomcasipopcasibom girişcasipop giriş