Marta Kos: Ndër vendet kandidate, Shqipëria ka mbështetjen më të lartë qytetare për anëtarësimin në BE
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, vlerësoi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke theksuar ritmin e shpejtë të negociatave. Ajo u shpreh se sa me rëndësi eshte hapja e të gjithë grupkapitujve dhe mbështetja e gjerë e qytetarëve shqiptarë për anëtarësimin në BE.
Gjatë fjalës së saj në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian në Tiranë, ajo nënvizoi rëndësinë e vijimit të reformave, zbatimit të ligjeve dhe përfshirjes së qytetarëve në procesin e integrimit.
“Gjatë vitit të fundit, Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Vendi juaj i ka hapur të gjithë grupkapitujt e negociatave në vetëm 13 muaj. Katër kapituj janë mbyllur tashmë. Presim që deri në fund të këtij viti të mbyllet gati një e katërta e të gjithë kapitujve të negociatave.
Sipas meje, shumica dërrmuese e shqiptarëve mbështet anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Shqipëria ka mbështetjen më të lartë qytetare për anëtarësimin në BE ndër të gjitha vendet kandidate. Kjo mbështetje e gjerë ju jep mandatin politik për të ndërmarrë reformat e nevojshme. Për ta ruajtur këtë mbështetje dhe për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve, është e rëndësishme t’i përfshini ata në proces. Zbatimi i ligjeve të reja është thelbësor, por po aq rëndësi ka edhe mënyra se si hartohen ato.
Këtu qëndron rëndësia e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian. Ky Këshill është një hapësirë ku e ardhmja evropiane e Shqipërisë diskutohet hapur, ku dëgjohen pikëpamje të ndryshme dhe ku mund të gjendet mirëkuptim”, u shpreh Kos.
“2027 mund të jetë viti i Shqipërisë”, Komisionerja Marta Kos tregon hapat kyçe drejt BE
LIVE- Debate në Kuvend për reformën zgjedhore dhe aktin normativ për tubimet! Sot votohet Buxheti 2027 dhe Paketa Fiskale
Rama pret në Tiranë Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos (VIDEO)
- 15:33 “2027 mund të jetë viti i Shqipërisë”, Komisionerja Marta Kos tregon hapat kyçe drejt BE
- 14:43 LIVE- Debate në Kuvend për reformën zgjedhore dhe aktin normativ për tubimet! Sot votohet Buxheti 2027 dhe Paketa Fiskale
- 14:32 Rama pret në Tiranë Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos (VIDEO)
- 14:12 Protestat, Tabaku: Nuk keni turp që flisni për djegien e bizneseve, ju që po vidhni Shqipërinë
- 14:09 Protestat studentore, Demo nga Kuvendi: Detyra e policisë ishte zbatimi i ligjit, ndërhyrja ishte proporcionale
- 14:01 Trafiku i drogës në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari! Sekuestrohen disa doza kokainë dhe kanabis