Nga vrasjet, dhuna fizike te ajo digjitale/Tetë gra e vajza të vrara në 11 muaj, në gjykatë 2321 kërkesa për urdhra mbrojtjeje
Dhuna ndaj grave dhe vajzave mbetet një nga shkeljet më të përhapura dhe më të vazhdueshme të të drejtave të njeriut.
Në Shqipëri, më shumë se gjysma e grave kanë përjetuar të paktën një formë dhune gjatë jetës së tyre.
Nga viti 2021 deri në vitin 2025, 31 gra ishin viktima të femicidit, 27 prej të cilave u vranë me dashje nga partnerët e tyre Intimë ose nga pjesëtarë të familjes.
Vetëm gjatë vitit 2026 deri më tani, organet ligjzbatuese paraqitën në gjykatë 2321 kërkesa për urdhra mbrojtjeje, ndërsa Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza mori mbi 4000 telefonata.
Nga janari deri tani, u regjistruan tetë raste të vrasjes së grave e vajzave, kryesisht nga bashkëshortët, por edhe bota e krimit.
Në vitin 2025 u raportuan 5174 raste të dhunës në familje, 6 përqind më shumë se në vitin 2021. Vetëm gjysma e rasteve të raportuara shkuan në gjykatë,
Njëkohësisht, dhuna po merr forma të reja në hapësirën digjitale.
Sipas të dhënave nga Kombet e Bashkuara në Shqipëri, 41 përqind e grave aktive në internet kanë përjetuar të paktën një formë dhune të lehtësuar nga teknologjia. Gratë e reja të moshës 18–24 vjeç janë ndër më të rrezikuarat.
Gazetare: Ftutura Tota
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




