Një situatë shqetësuese paraqitet në fshatin Shpërdhet, në Kurbin, ku gjendja e rrugës është përkeqësuar ndjeshëm për shkak të prurjeve të lumit.
Siç shihet edhe në pamjet e videos, rruga është dëmtuar rëndë dhe rrezikon të shembet si pasojë e gërryerjes nga ujërat e lumit. Kjo situatë përbën një rrezik serioz për banorët e zonës, por edhe për të gjithë ata që e përdorin këtë rrugë për të lëvizur.
Banorët kërkojnë vëmendjen e institucioneve përgjegjëse dhe një ndërhyrje sa më të shpejtë për të parandaluar shembjen e plotë të rrugës dhe për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm.