Policia e Tiranës ka arrestuar një 43-vjeçar, pasi u kap në një lokal pranë një shkolle në rrugën “Viktor Eftimiu”, me 30 doza kokaine, të dyshuara se ishin përgatitur për shitje.
Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën edhe 393.6 gramë kokainë, ku gjithsej u sekuestruan 407 gramë si dhe dy celularë.
Policia dyshon se lënda narkotike do të ndahej në doza për t'u shitur pranë shkollave dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Vijon intensivisht, operacioni i koduar “Shkolla të Pastra”.
Arrestohet një 43-vjeçar, në një lokal në afërsi të një shkolle, në rrugën “Viktor Eftimiu”, me dhjetëra doza Kokaine me vete, gati për shitje.
Sekuestrohen dozat e Kokainës, sasi e kësaj lënde që iu gjet të arrestuarit, në banesë (në total 407 gramë), si dhe 2 celularë.
Si rezultat i punës operative permanente të kryer me qëllim parandalimin e depërtimit të veprimtarive kriminale, në mjediset e shkollave, përreth tyre dhe në ambiente të tjera që frekuentohen nga të rinjtë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan një tjetër fazë të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”, në kuadër të së cilës u arrestua në një lokal në afërsi të një shkolle, në rrugën “Viktor Eftimiu”, shtetasi S. I, 43 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik ndaj tij, u gjetën 30 doza të lëndës së dyshuar narkotike Kokainë, gati për shitje, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën 393.6 gramë të së njëjtës lëndë, të cilën dyshohet se do ta ndante në doza, me qëllim shitjen në afërsi të institucioneve arsimore dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.











Komente
Komento