Slavia e Pragës vendos një rekord të ri në Ligën e Kampionëve

Slavia e Pragës ka vendosur një rekord të ri absolut për ecurinë më të keqe në historinë e Kupës së Kampioneve dhe Ligës së Kampionëve të UEFA-s, duke arritur kuotën e 24 ndeshjeve radhazi pa fitore, pas humbjes 1-0 në shtëpi ndaj Villarrealit.
Me këtë humbje, skuadra çeke tejkalon përfundimisht rekordmenët e mëparshëm për serinë më të gjatë pa fitore – një ecuri prej 23 ndeshjesh – duke lënë pas AEK-un e Athinës nga Greqia (që nuk regjistroi asnjë fitore midis viteve 1989 dhe 2006) dhe FCSB-në (Steaua Bukuresht) nga Rumania, e cila gjithashtu nuk arriti të siguronte fitore midis viteve 2006 dhe 2013.
Seria e zymtë e klubit nga Praga nisi që në vitin 2007 dhe ka vazhduar deri më sot, duke përfshirë barazime ndaj ekipeve si Barcelona, Interi dhe Atalanta, si dhe humbje përballë Arsenalit, Dortmundit, Sevillas dhe Tottenhamit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



