• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Përjashtimi i Spiropalit, akti që vulos paranojën e Ramës

by editor
November 26, 2026
in Aktualitet, Kryesore, Politike
Përjashtimi i Spiropalit, akti që vulos paranojën e Ramës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Irena Beqiraj

Pas Revolucionit Francez dhe rënies së Napoleonit, monarkitë europiane jetonin nën frikën se revolucioni mund të rikthehej. Pas çdo pakënaqësie shihej një komplot dhe çdo zë kundërshtues shihej si një sinjal i fillimit të një kryengritjeje. Metternich, kancelari austriak dhe arkitekti i rendit konservator të kohës, u bë simbol i kësaj paranoje politike. Sundimtarët filluan të shihnin komplote aty ku kishte thjesht njerëz që mendonin ndryshe. Poetët, studentët, intelektualët dhe kundërshtarët politikë u vunë nën vëzhgim. Kritika interpretohej si rebelim, organizimi si komplot dhe mendimi ndryshe si kërcënim për fronin. Në përpjekje për të shpëtuar pushtetin, monarkitë ndërtuan mekanizma kontrolli që prodhuan gjithnjë e më shumë frikë, armiqësi dhe, në fund, revoltë.

Në librin “Phantom Terror-Political Paranoia and the Creation of the Modern State, 17891848”, historiani Adam Zamoyski përshkruan pikërisht këtë mekanizmin që përdor pushteti i pushtuar nga frika, që fillon të shohë armiq kudo dhe e trajton çdo shfaqje autonomie si një kërcënim potencial. Në “monarkinë socialiste” shqiptare, kemi hyrë në një fazë të ngjashme. Edi Rama duket se e ka gjithnjë e më të vështirë të pranojë ekzistencën e një mendimi politik që nuk kalon përmes tij. Ai sillet sikur është njëkohësisht burimi i së vërtetës, arbitri i besnikërisë dhe administratori i mendimeve të të tjerëve. Në këtë logjikë, mendimi ndryshe nuk është më pjesë e natyrshme e një partie politike, por një luks që askush nuk mund t’ia lejojë vetes. Elisa Spiropali nuk përbënte ndonjë kërcënim të jashtëzakonshëm për pushtetin e Ramës. Ajo nuk kishte ndërtuar një qendër alternative pushteti dhe as kishte shpallur ndonjë rebelim kundër Ramës. E vetmja herezi që ka bërë është se ka treguar se mund të mendojë e të veprojë ndryshe. Por për kryetarin në paranojë, një zë ndryshe është një precedent.

Të tjerët mund të kuptojnë se posti nuk kërkon domosdoshmërisht dorëzimin e gjykimit personal, ndaj kjo mundësi, sado e vogël, duhet neutralizuar përpara se të kthehet në shembull. Përjashtimi i saj nuk është thjesht një ndëshkim për të, ai është një mesazh për të gjithë ata në sallë, të cilët nuk duhet t’i ngatërrojnë postet me të drejtën për të menduar. Kur një kryeministër me shumicë parlamentare, qeveri, parti dhe të gjithë mekanizmat e pushtetit në duar e tij, nuk pranon një mendim ndryshe, nuk demonstron forcë, por pasiguri. Sa më shumë të ushtrojë forcë, aq më shumë do të dyshojë; sa më shumë të dyshojë, aq më shumë do të ndëshkojë dhe sa më shumë të ndëshkojë, aq më shumë arsye do t’u japë njerëzve për t’iu kundërvënë.

Ky është mekanizmi perfekt i vetëshkatërrimit të monarkive, i përshkruar nga Zamoyski. Historia na mëson se kur çdo mendim ndryshe trajtohet si revolucion, pushteti përfundon duke e kthyer edhe mendimin në akt rebelimi, dhe kështu, nga frika e revolucionit, fillon ta prodhojë vetë atë. Ndaj kërcënimi për Ramën edhe pushtetin e tij brenda partisë nuk është Spiropali, por paranoja e tij!

Previous Post

Shqipëria eksporton mbi 80% të naftës bruto, por mbetet e varur nga importet

editor

editor

TË FUNDIT

Përjashtimi i Spiropalit, akti që vulos paranojën e Ramës

Përjashtimi i Spiropalit, akti që vulos paranojën e Ramës

November 26, 2026
Shqipëria eksporton mbi 80% të naftës bruto, por mbetet e varur nga importet

Shqipëria eksporton mbi 80% të naftës bruto, por mbetet e varur nga importet

November 26, 2026
Ambasadorja e BE-së mesazh qeverisë: Përshpejtoni reformat dhe forconi shtetin e së drejtës

Ambasadorja e BE-së mesazh qeverisë: Përshpejtoni reformat dhe forconi shtetin e së drejtës

November 26, 2026
BIRN: Veliaj dhe Spiropali sfidojnë Ramën, por jo dominimin e tij në PS

BIRN: Veliaj dhe Spiropali sfidojnë Ramën, por jo dominimin e tij në PS

November 26, 2026
Rama i nxjerr në treg spitalet publike, do menaxhohen nga privatët

Rama i nxjerr në treg spitalet publike, do menaxhohen nga privatët

November 26, 2026
Dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e ish-policit Lleshaj, policia lëshon urdhër ndalimi për Vinçens Pirolin

Dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e ish-policit Lleshaj, policia lëshon urdhër ndalimi për Vinçens Pirolin

November 26, 2026
PD çon në Kushtetuese Reformën Territoriale, kërkon pezullim të ligjit

PD çon në Kushtetuese Reformën Territoriale, kërkon pezullim të ligjit

November 26, 2026
Pastronin paratë e drogës, SPAK çon në gjyq grupin e Igli Kamberit

Pastronin paratë e drogës, SPAK çon në gjyq grupin e Igli Kamberit

November 26, 2026
Pasi e përjashtoi nga grupi, Rama ‘dëbon’ Spiropalin edhe nga karriget e socialistëve

Pasi e përjashtoi nga grupi, Rama ‘dëbon’ Spiropalin edhe nga karriget e socialistëve

November 26, 2026
Zbardhet shkresa e OSBE/ODIHR, kërkon sqarime për mandatin e Komisionit të Reformës Zgjedhore

Zbardhet shkresa e OSBE/ODIHR, kërkon sqarime për mandatin e Komisionit të Reformës Zgjedhore

November 26, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

    Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet lokale të 9 majit, kandidatët e mundshëm të PS-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL