Shiroka Pula përfaqëson Kosovën në Samitin e liderëve të rajonit Brdo-Brijuni në Ohër

26 Nëntor 2026 | 16:45

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka udhëtuar për në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin e liderëve të rajonit, në kuadër të Iniciativës Brdo-Brijuni.

Kështu ka bërë të ditur Presidenca, ku njofton se Samiti Brdo-Brijuni organizohet nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Nataša Pirc Musar dhe Zoran Milanović, ndërkaq presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, është nikoqire e takimit në Ohër.

Në kuadër të samitit,  Shiroka Pula do të marrë pjesë sonte në darkën e përbashkët me liderët e rajonit.

Iniciativa Brdo-Brijuni synon të nxisë bashkëpunimin rajonal dhe t’i lehtësojë përpjekjet e vendeve të rajonit në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PDK publikon katër hapa për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se janë ndërmarrë hapa të rinj në kuadër të angazhimeve për mbrojtjen...
16:14 | 26/11/2026

Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime

Nesër përfundon afati që mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së, Hashimit Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, të njoftojë apelimin e vendimit dënues të...
12:32 | 26/11/2026

Flamuri kuqezi dhe i UÇK-së vendosen në ulëset e deputetëve në Kuvendin e Kosovës (VIDEO)

Në ulëset e deputetëve në sallën e Kuvendit të Kosovës janë vendosur sot flamuri kombëtar kuqezi dhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në...
12:04 | 26/11/2026