Kosova Health Forum 2026: Në fokus politikat shëndetësore, financimi, digjitalizimi dhe zhvillimi i sektorit shëndetësor

Më 3 dhe 4 dhjetor 2026, në Hotel Emerald në Prishtinë, do të mbahet edicioni i dytë i Kosovo Health Forum, një platformë që bashkon përfaqësues të institucioneve publike, sektorit privat shëndetësor, organizatave ndërkombëtare, profesionistë dhe ekspertë të fushës, për të diskutuar të ardhmen dhe zhvillimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.
Nën moton “Transformimi i Shëndetësisë: Inovacioni, Partneriteti dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm”, forumi organizohet nga Asociacionin e Spitaleve Private të Kosovës (ASPKS) në bashkëpunim me Chester Group, me synimin për të nxitur dialogun, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe partneritetet që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit shëndetësor.
Programi i forumit do të përfshijë diskutime mbi disa nga çështjet më thelbësore për zhvillimin dhe avancimin e sistemit shëndetësor në Kosovë. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet politikave shëndetësore dhe financimit, duke trajtuar mekanizmat e financimit, sigurimet shëndetësore dhe rolin e institucioneve në ndërtimin e një sistemi më funksional dhe të qëndrueshëm.
Një tjetër temë me rëndësi do të jetë transformimi digjital i shëndetësisë, me fokus në zhvillimin e sistemeve të informacionit shëndetësor, integrimin e teknologjisë dhe shfrytëzimin e zgjidhjeve digjitale dhe inteligjencës artificiale për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore.
Në këtë kuadër, do të trajtohet edhe rëndësia e krijimit të bazave të qëndrueshme digjitale për integrimin e inteligjencës artificiale në shëndetësi, si dhe mënyrat se si teknologjia mund të shndërrohet në vlerë konkrete përmes partneriteteve dhe modeleve të reja të bashkëpunimit në sektorin shëndetësor.
Diskutimet do të trajtojnë gjithashtu cilësinë dhe përsosmërinë organizative në institucionet shëndetësore, duke përfshirë standardet e cilësisë, licencimin dhe menaxhimin institucional, me synim rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e vlerës së shërbimeve për pacientët.
Në kuadër të forumit, rëndësi do t’i kushtohet edhe zhvillimit të biznesit në sektorin shëndetësor, përmes trajtimit të turizmit mjekësor, bashkëpunimit rajonal dhe mundësive për zgjerimin e shërbimeve shëndetësore përtej kufijve, duke krijuar hapësirë për partneritete dhe investime të reja në këtë sektor.
Përmes këtij edicioni, Kosova Health Forum synon të krijojë një hapësirë të përbashkët përshkëmbimin e ekspertizës, prezantimin e praktikave dhe identifikimin e mundësive konkrete përinvestime e partneritete, duke kontribuar në një sistem shëndetësor më cilësor, inovativ dhe tëqëndrueshëm në Kosovë.


































