Aktori francez Gerard Depardieu do të dalë në gjyq, akuzohet për përdhunim dhe sulmin seksual

26 Nëntor 2026 | 17:08

Aktori i njohur francez Gerard Depardieu do të përballet me gjyqin për akuzat për përdhunim dhe sulm seksual ndaj aktores Charlotte Arnould, lidhur me ngjarje të dyshuara në vitin 2018. Gjykata e Apelit në Paris vendosi të enjten të lërë në fuqi urdhrin për dërgimin e tij në gjyq.

Sipas mediave franceze, gjykata konfirmoi akuzat për një incident të dyshuar më 7 gusht 2018, ndërsa rrëzoi akuzën që lidhej me një incident të dytë, të pretenduar më 13 gusht të po atij viti.

Avokatët e aktorit 77-vjeçar kishin apeluar vendimin e gushtit 2025, me të cilin gjyqtari hetues kishte urdhëruar dërgimin e çështjes në gjykatën penale.

Charlotte Arnould, e cila ishte 22 vjeçe në kohën e ngjarjes, e akuzon Depardieu për sulm seksual në banesën e tij në Paris. Sipas raportimeve, ajo e njihte aktorin që nga fëmijëria dhe e kishte vizituar për të diskutuar mbi karrierën e saj si aktore.

Depardieu i ka mohuar vazhdimisht akuzat, ndërsa avokatët e tij kanë kundërshtuar provat dhe pretendimin për përdhunim.

Pas vendimit të gjykatës, avokati i aktorit e cilësoi atë si një “fitore të parë” për mbrojtjen, ndërsa avokatja e Arnould tha se vendimi ishte një lehtësim për klienten e saj.

Ky nuk është rasti i vetëm gjyqësor ndaj aktorit. Në maj të vitit 2025, Depardieu u dënua me 18 muaj burgim me kusht për sulm seksual ndaj dy grave gjatë xhirimeve të filmit “Les Volets verts”, në vitin 2021.

Në fillim të këtij muaji, ai tërhoqi ankesën kundër këtij dënimi, duke e bërë atë përfundimta

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen mesazhe të dyshuara antisemite të Jordan Bardellës, kreu i partisë Tubimi Kombëtar i mohon akuzat

Jordan Bardella, kreu i partisë së ekstremit të djathtë Tubimi Kombëtar (RN) në Francë, po përballet me akuza të reja pas publikimit të disa mesazheve...
17:00 | 26/11/2026

Kroacia paralajmëron Malin e Zi: Nuk ka mbyllje të kapitullit 31 pa zgjidhur çështjen e kufirit

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç deklaroi këtë të enjte në Bruksel se Mali i Zi nuk do të mbyllë negociatat për kapitullin 31, që përfshin politikën...
11:27 | 26/11/2026

Radev: Bullgaria gati të mbështesë kredinë e BE-së për Ukrainën për ndihmë civile

Kryeministri Rumen Radev tha të enjten se Bullgaria do të mbështesë një kredi të re të propozuar nga BE prej 45 miliardë eurosh për Ukrainën,...
10:17 | 26/11/2026