Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka shpallur vendimin për fraksionin e dosjes “Veliaj”, në të cilën u morën të pandehur 8 persona dhe 3 shoqëri. Biznesmeni Elman Abule, Ina Goxhaj dhe Adela Kondakçiu janë dënuar me nga 7 vite burg, dënim që pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 4 vite e 8 muaj.

Për Ina Goxhajn, gjykata ka vendosur pezullimin e dënimit me burg dhe konvertimin e tij në 5 vite shërbim prove. Ndërsa Adela Kondakçiu është përjashtuar nga vuajtja e dënimit për shkak të statusit të bashkëpunëtores së drejtësisë.

Një tjetër dënim me burg është dhënë për Fatjon Baçin, i cili është dënuar me 5 vite burg, që pas gjykimit të shkurtuar reduktohet në 3 vite e 4 muaj. Frosina Bollo është dënuar me 1 vit burg, që pas gjykimit të shkurtuar reduktohet në 8 muaj dhe konvertohet në 16 muaj shërbim prove.

Sa u përket subjekteve tregtare, Rametal sh.p.k. është dënuar me 18 milionë lekë gjobë, e cila pas gjykimit të shkurtuar reduktohet në 12 milionë lekë, me detyrimin për t'u paguar brenda 6 muajve. OJF Frobulos është dënuar me 500 mijë lekë gjobë, e reduktuar në 333 mijë lekë.

Ndërkohë, Klotilda Bushka është dënuar me 300 mijë lekë gjobë, e cila pas gjykimit të shkurtuar reduktohet në 200 mijë lekë. Fatmir Bektashi dhe shoqëria Kontakt sh.p.k. janë shpallur të pafajshëm, ndërsa Flutur Xhani është gjithashtu shpallur e pafajshme.

Lajm në përditësim...