E enjte, 26 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 minuta më parë
Showbiz

Përlotet Rezart Veleshnja kur kujton Shpat Kasapin: Humba vëllain dhe babain, ja çfarë kam kujtim nga ai

Aktori i mirënjohur Rezart Veleshnja, është një nga miqtë e ngushtë të këngëtarit Shpat Kasapi. Në çdo reagim të tij, Veleshnja e ka kujtuar me mall dhe çdo herë i përlotur.

Edhe ditën e sotme, kur shënohet 1 vit nga ikja e Shpat Kasapit, Rezart Veleshnja në një intervistë për “Takohemi n’Vizion”, është përlotur dhe ka treguar se brenda një kohe të shkurtër ka humbur edhe atë që e kishte si vëlla dhe babain e tij.

Një kapele që Shpati e mbante shpesh është kujtimi që Rezarti e mban edhe sot.

“Akoma nuk e besoj. Shpati kishte një mirësjellje. Edhe një njeri që ai e dinte që fliste keq thoshte “lërë nuk ka gjë”. nuk kishte kurrë konflikte me asnjë njeri në jetë.

Shpati për mua ka qenë vëlla, kemi ngrënë bukë nga nënat tona. Donte mish me bamje kur vinte në shtëpi. Unë kam humbur edhe babain dhe nga gjërat e Shpatit mua mu dha kapelja e Shpatit. Babi im kishte 5 muaj që bënte kimioterapi, gjeti në shtëpi kapelen e Shpatit dhe e vendosi. Babi me Shpatin kishin një marrëdhënie shumë të mirë. Kam humbur babin dhe vëllain brenda një kohe të shkurtër”, tha Rezart Veleshnja në Vizion Plus.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.