Mbi 2 tonë produkte mishi janë bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në një subjekt për përpunimin e mishit në Fier, pas konstatimit të shkeljeve të kushteve higjieno-sanitare dhe mungesës së gjurmueshmërisë së produkteve.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit në subjektin “R. Sauli” u bllokuan 2.089 kilogramë produkte, nga të cilat 1.629 kg gjiro, 100 kg dhjamë derri dhe 360 kg kimë mish pule, të destinuara për asgjësim.
Subjekti u gjobit me 1 milion lekë dhe iu ndërpre pjesërisht aktiviteti.














