Egnatia merr një dhuratë suprizë përpara ndeshjes së Conference League
Trajneri i rrogozhinasve i beson Dajsinanit në portë dhe një tresheje sulmuese me Albanese, Adjessa dhe Grudën.
Egnatia ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Lincoln Red Imps, e vlefshme për Conference League. Trajneri Nevil Dede ka vendosur të rreshtojë kampionët e Shqipërisë me skemën 4-3-3, në sfidën që do të luhet në orën 18:45 në stadiumin “Air Albania”.
Në portë do të jetë M. Dajsinani, ndërsa reparti i mbrojtjes përbëhet nga G. Jaime, kapiteni A. Aleksi, N. Ajetovikj dhe A. Yago.
Në mesfushë do të luajnë F. Medeiros, A. Kryeziu dhe K. Loukili, ndërsa në repartin ofensivë Dede ka zgjedhur A. Albanese, D. Adjessa dhe I. Gruda.

Egnatia synon një rezultat pozitiv përballë skuadrës nga Gjibraltari, në një tjetër sfidë të rëndësishme në aventurën e saj europiane.
Top Channel