“Më goditi makinën dy herë dhe u largua me shpejtësi! Të më paguajë dëmin ose do ta denoncoj”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.11.2026, 18:03

Një qytetar nga Tirana i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një ngjarje të ndodhur në rrugën “Bardhyl”, pranë zonës së spitalit “Nënë Tereza”, ku automjeti i tij është goditur dy herë nga një tjetër makinë, drejtuesi i së cilës është larguar me shpejtësi.

Sipas qytetarit, automjeti që i ka shkaktuar dëmin është i tipit Volkswagen Golf. Ai tregon se e ka parë nga larg momentin e përplasjes dhe, pavarësisht se i ka bërtitur drejtuesit të mjetit për të ndaluar, ky i fundit është larguar.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihen dëmtimet e shkaktuara në pjesën e përparme të automjetit të qytetarit, ndërsa në një video tjetër shfaqet makina që dyshohet se ka shkaktuar përplasjen.

Denoncuesi ngre gjithashtu shqetësimin se drejtuesi i Golf-it, gjatë largimit me shpejtësi, ka rrezikuar edhe jetën e këmbësorëve që kalonin në vijat e bardha.

Përmes JOQ Albania, qytetari i bën thirrje drejtuesit të automjetit që ta takojë dhe t'i paguajë dëmin e shkaktuar, në të kundërt do t'i drejtohet policisë.

“I bëj thirrje të vijë të më takojë dhe të më paguajë dëmin, ose do ta çoj në polici”, shprehet qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit