Trabzonspor, vendimi i trajnerit për sfidën me CSKA Sofje, 4 lojtarë jashtë skuadre, mes tyre sulmuesi i kombëtares
Shqipëria U21 do të mësojë këtë të enjte kundërshtarët me të cilët do të përballet në Kampionatin Europian të vitit 2027, teksa në Beograd hidhet shorti për fazën finale të kompeticionit.
Ceremonia do të zhvillohet në orën 18:30, në Qendrën e Kongreseve “Sava” në Beograd, dhe do të përcaktojë ndarjen e 16 përfaqësueseve në katër grupe me nga katër skuadra.
Shqipëria, si një prej dy vendeve organizatore së bashku me Serbinë, është pozicionuar në vazon e katërt dhe do të vendoset automatikisht në grupin B, në pozicionin B1. E njëjta gjë vlen edhe për Serbinë, e cila është caktuar në pozicionin A1.
Në vazon e parë janë Spanja, Gjermania, Anglia dhe Portugalia. Në vazon e dytë bëjnë pjesë Franca, Italia, Holanda dhe Kroacia, ndërsa në vazon e tretë janë Polonia, Greqia, Finlanda dhe Norvegjia. Përveç Shqipërisë dhe Serbisë, vazon e katërt e plotësojnë Belgjika dhe Çekia.
Për shkak të pozicionimit të dy vendeve organizatore, Shqipëria nuk mund të ketë në grup një tjetër përfaqësuese nga vazoja e katërt, ndërsa Serbia ka të njëjtin kufizim në grupin A.
Faza finale e Europianit U21 do të zhvillohet nga 16 qershori deri më 3 korrik 2027, në Shqipëri dhe Serbi. Tetë skuadrat që do të renditen në dy vendet e para të secilit grup do të avancojnë në fazën çerekfinale.
Ndeshjet në vendin tonë do të zhvillohen në katër stadiume: “Arena Kombëtare” dhe “Arena e Demave” në Tiranë, “Elbasan Arena” dhe stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër. Ndërsa në Serbi, takimet do të luhen në Beograd, Baçka Topola, Loznicë dhe Leskovac.
Shorti i sotëm do të përcaktojë rrugëtimin e Shqipërisë U21 në një prej ngjarjeve më të rëndësishme të futbollit europian për moshat, në një turne ku kuqezinjtë do të kenë edhe avantazhin e të luajturit në shtëpi.
Përditësimet e fundit
Grupi A
Serbia
Grupi B
Shqipëria
Grupi C
Grupi D
Top Channel