Protestuesit janë mbledhur edhe këtë të enjte përballë Kryeministrisë për të shprehur sërish kërkesat e tyre kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Sot shënohet dita e 180-të e revoltës së protestuesve ndërkohë që qytetarët nuk heqin dorë nga tubimi deri në plotësimin e kërkësave të tyre.
Ata janë shprehur se protesta do të vazhdojë dhe se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama është e panegociueshme. Ndërsa më 28 Nëntor është paralajmëruar protestë mbarëkombëtare.













