Shqipëria U-21 do të përballet me Spanjën, Italinë dhe Finlandën në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian. Shorti i hedhur në Beograd i vendosi kuqezinjtë në një grup të vështirë, përballë dy prej kombëtareve më të forta të kësaj grupmoshe.
Shorti u vuri përballë kuqezinjve fillimisht Spanjën, pastaj Italinë. Finlanda ishte emri i fundit që doli nga goglat për grupin e Shqipërisë.
Kuqezinjtë janë kualifikuar drejtpërdrejt në fazën finale, pasi Shqipëria është bashkorganizatore e turneut me Serbinë. Evropiani i 21-vjeçarëve do të zhvillohet në të dyja vendet nga 16 qershori deri më 3 korrik 2027.











Komente
Komento