
Protestuesit janë mbledhur edhe këtë të enjte përballë Kryeministrisë, duke vijuar tubimin e tyre kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Sot shënohet dita e 180-të e protestës, ndërsa qytetarët shprehen të vendosur për të vijuar tubimet deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Protestuesit kanë theksuar se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama mbetet kërkesa e tyre kryesore dhe e panegociueshme, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga protesta.
Ndërkohë, më 28 Nëntor është paralajmëruar zhvillimi i një proteste mbarëkombëtare, në kuadër të vijimit të kundërshtimit ndaj qeverisë.