Hungaria ka publikuar rreth 60 mijë emra informatorësh të policisë sekrete të regjimit komunist, në një përpjekje për t’u përballur me të kaluarën e saj shtypëse. Dosjet u bënë publike më 70 vjet pas ndërhyrjes së tankeve sovjetike në Budapest për të shtypur kryengritjen hungareze të vitit 1956. Mes personave të identifikuar është edhe József, një ish-informator që pranoi se kishte bashkëpunuar me policinë sekrete në vitet 1970. Ai rrëfen se u thirr në zyrën e drejtorit të studios së filmit ku punonte, ku një oficer i Ministrisë së Brendshme i kërkoi të bashkëpunonte për “mbrojtjen e kombit”. Për shkak të frikës dhe presionit, si dhe faktit se shërbimet dinin shumë për familjen e tij, ai pranoi.