Wesley Sneijder nxjerr në ankand objektet përkujtimore sportive të tij. Ish mesfushori i Interit dhe përfaqësueses holandeze shiti disa prej objekteve të fituara gjatë karrierës së tij.
E fundit është fanella e Sergio Ramos të shkëmbyer në finalen e Botërorit 2010; uniforma në ngjyrën blu u ble nga një tifoz brazilian për vlerën e rreth 65 mijë eurove.
Në të kaluarën, Sneijder kishte shitur edhe objekte të tjera përkujtimore; Topin e Argjendtë i Botërorit 2010(19 mijë euro), medaljen e bronztë të Botërorit 2014(6500 euro), topin me të cilin Holanda eliminoi Brazilin në çerekfinale të Kupës së Botës 2010(6100 euro) dhe medaljen e pjesëmarrjes së tij në Kupën e Botës 2014(1024 euro).
Mendohet se Sneijdet e ndërmori këtë hap në mënyrë që të rikuperojë të ardhura pasi u bë viktimë e një mashtrimi me pasuritë e patundshme në Turqi.










