Presidenti Begaj në Strugë: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, thelbësore për identitetin kombëtar

26 Nëntor 2026 | 19:35

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në Strugë, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit në Ohër.

Kreu i Shtetit u prit nga kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, këshilltarë komunalë, përfaqësues të forcave politike dhe qytetarë, me të cilët diskutoi për zhvillimin ekonomik të qytetit, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe forcimin e rolit të shqiptarëve.

Presidenti Begaj vlerësoi përpjekjet e drejtuesve vendorë për promovimin e Strugës si destinacion turistik, përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të zonës.

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me bashkitë kufitare për realizimin e projekteve të përbashkëta që nxisin turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Gjatë qëndrimit në Strugë, Presidenti vizitoi Urën e Drurit “Naser Hani” mbi lumin Drini i Zi, si dhe fshatin Livadhi, ku nderoi kujtimin e betejës së Gjergj Kastriotit dhe vizitoi muzeun që pasqyron trashëgiminë historike, etnografike dhe kulturore të zonës.

Një ndalesë të veçantë Begaj zhvilloi në shkollën fillore “Aki Dika”, e cila prej dekadash kontribuon në arsimimin e brezave në gjuhën shqipe.

Presidenti përgëzoi mësuesit dhe komunitetin për angazhimin e tyre në mbështetje të arsimit shqip, duke e vlerësuar atë si një model të ruajtjes së identitetit kombëtar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ekonomia shqiptare u 3-fishua në 10 vjet”, Rama: Do marrim më shumë ndihma nga BE-ja

Kryeministri Edi Rama ka vënë në dukje rritjen ekonomike të Shqipërisë gjatë dekadës së fundit dhe potencialin e Ballkanit Perëndimor për t’u kthyer në një...
18:00 | 26/11/2026

Marta Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Reformat e ndërmarra në kuadër të procesit të integrimit evropian po krijojnë mundësi të reja për zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja në...
17:55 | 26/11/2026

LIVE- Debate në Kuvend për reformën zgjedhore dhe aktin normativ për tubimet! Sot votohet Buxheti 2027 dhe Paketa Fiskale

Kuvendi po vijon punimet në seancën plenare që nga ora 10:00 teksa pritet të zgjasë gjatë.Gjatë kësaj seance në fokus është miratimi i projektbuxhetit të...
14:43 | 26/11/2026