Shqipëria U-21 ka mësuar kundërshtarët që do të përballet në Kampionatin Europian të vitit 2027, që do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi.
Kombëtarja kuqezi do të jetë pjesë e Grupit B, ku do të përballet me Spanjën, Italinë dhe Finlandën.
Shorti u hodh në Beograd, ndërsa Shqipëria ishte e pozicionuar në vazon e katërt, si një nga dy vendet organizatore të këtij turneu.
Kampionati Europian U-21 do të zhvillohet nga 16 qershori deri më 3 korrik 2027. Për herë të parë, Shqipëria do të jetë pjesë e fazës finale të këtij kompeticioni.














