Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Apartamentet ende pa nisur ndërtimi mund të blihen me kredi më lehtë, ndryshime ligjore për kolateralin

    Eisenkot bashkon opozitën me “Demokratët”, marrëveshja e koalicionit synon largimin e Netanyahut

    Gjendet e pajetë në banesë 43-vjeçarja në Maliq, dyshohet se humbi ndjenjat në tualet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Apartamentet ende pa nisur ndërtimi mund të blihen me kredi më lehtë, ndryshime ligjore për kolateralin
    Ekonomi

    Apartamentet ende pa nisur ndërtimi mund të blihen me kredi më lehtë, ndryshime ligjore për kolateralin

    November 26, 2026

    Blerja e një apartamenti me kredi bankare, edhe kur ndërtimi i tij nuk ka nisur ende, mund të lehtësohet përmes ndryshimeve të propozuara në legjislacionin për zhvillimin e territorit.

    Nisma synon të zgjidhë një nga pengesat kryesore me të cilat përballen qytetarët që duan të blejnë banesa në fazat e hershme të ndërtimit, por nuk arrijnë të sigurojnë financim bankar për shkak të mungesës së kolateralit të regjistruar në kadastër.

    Sipas propozimit, ndërtuesit mund të pajisen me certifikimin përkatës që në momentin e marrjes së lejes së ndërtimit, ndërsa dokumentacioni do të regjistrohet në kadastër. Kjo do të krijonte mundësinë që pasuritë e paluajtshme në proces ndërtimi të përdoren si kolateral për kreditë bankare.

    Në këtë mënyrë, qytetarët që blejnë apartamente përpara përfundimit të tyre mund të kenë më shumë mundësi për të përfituar financim nga bankat, pa qenë e nevojshme që objekti të jetë përfunduar dhe regjistruar si pasuri e paluajtshme në formën përfundimtare.

    Megjithatë, mekanizmi nuk është ende përfundimtar. Modalitetet e zbatimit të tij po diskutohen në kuadër të përgatitjes së dy skemave të kreditimit të lehtësuar për blerjen e banesave, të cilat parashikohet të aplikohen gjatë vitit 2027.

    Ndryshimet ligjore synojnë të krijojnë një rrugë më të lehtë financimi për blerësit, por efektiviteti i tyre do të varet nga mënyra se si do të përcaktohen kushtet e regjistrimit dhe përdorimit të këtyre pasurive si garanci bankare.

    apartamentet kredi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Apartamentet ende pa nisur ndërtimi mund të blihen me kredi më lehtë, ndryshime ligjore për kolateralin

    November 26, 2026

    Eisenkot bashkon opozitën me “Demokratët”, marrëveshja e koalicionit synon largimin e Netanyahut

    November 26, 2026

    Gjendet e pajetë në banesë 43-vjeçarja në Maliq, dyshohet se humbi ndjenjat në tualet

    November 26, 2026

    Kush është shqiptari që synon të sfidojë dominimin amerikan dhe kinez në inteligjencën artificiale

    November 26, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.