VIDEO/ Berisha: Blendi Gonxhe hyri në lice për pikturë vetëm se vizatoi makinën e ‘xhaxhit Enver’ kur ishte 8 vjeç

19:17, 26/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës Sali Berisha, duke folur në sallën e parlamenti, tregoi se si ministri Blendi Gonxhe, u pranua në Liceun Artistik. Ai tregoi se Gonxhe, në vitin 1976, kur ishte vetëm 8 vjeç, kishte vizatuar makinën e Enver Hoxhës dhe ia kishte paraqitur diktatorit gjatë vizitës së tij në Gjirokastër.

Berisha tha se Gonxhe ishte rrëzuar fillimisht nga juria në konkursin për pranimin në Lice, por më pas kishte hyrë në këtë shkollë pasi gazetat e kohës kishin publikuar historinë e vizatimit. ‘Hyri duke dërguar gazetat që shkruajtën se Blendi vizatoi makinën e xhaxhit Enver’, u shpreh Berisha, duke ironizuar ministrin.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Edhe ky këtu, më fal se do lexoj pak se si u bë piktor ky.

Dëgjojeni pak, prisni tani, dëgjoni pak këtu.

‘Doktor, si shkoi Blendi Gonxhe në lice për pikturë se piktor nuk u bë asnjëherë’.

Do e lexoj këtu pak, se është shumë e bukur.

‘Doktor, në vitin e largët 1976, Enver Hoxha shkoi në Gjirokastër dhe të nesërmen e arritjes do të takohej me popullin.

Agimi, ish-shefi i shëndetësisë i divizionit, do të ishte në rreshtin e parë.

Ai i thotë djalit: Blendi, i cili ishte 8 vjeç dhe shkonte në rrethin e pikturës në Shtëpinë e Pionerit, Blendi vizatoje makinën e xhaxhit Enver.

Blendi në një letër format 4 e vizatoi një Mercedes dhe vuri targën.

Të nesërmen, Agimi, i ati, ulur në rreshtin e parë, e shtyn Blendin dhe i thotë, ik tregoja pak xhaxhit Enver vizatimin.

Blendi shkoi dhe shoku Enver, si gjigant që ishte, i thotë Agimit, dhe Agimi se kishte frikë se mos ishte i deklasuar, Agimi i thotë i imi shoku Enver, me shumë krenari për të’.

Por kur ky shkoi dhe u paraqit në konkurs në lice, e rrëzoi juria.

Dhe tani si hyri?

Hyri duke dërguar gazetat që shkruajtën se Blendi vizatoi makinën e xhaxhit Enver.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco