Përurohet lapidari i Jakup Krasniqit në Negroc, familja falenderon qytetarët për mbështetjen

26 Nëntor 2026 | 20:12

Kuvendi i Kosovës e nisi seancën plenare të 26 nëntorit me një ceremoni përkujtimore kushtuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe figurave të luftës çlirimtare, në prag të festave të nëntorit.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, rikujtoi sakrificën e dëshmorëve dhe kontributin e UÇK-së në çlirimin e vendit, ndërsa shprehu mbështetje për ish-krerët e saj që po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë. Haxhiu e cilësoi mbajtjen e tyre në paraburgim si të padrejtë dhe kërkoi që ata të kthehen sa më parë në Kosovë.

“Jemi në ditët e rëndësishme të nëntorit. Nesër është Dita e FSK-së, një forcë që i ka rrënjët te UÇK-ja, te sakrifica e dëshmorëve dhe te përpjekjet e brezave që dhanë gjithçka që ne sot të jetojmë të lirë në Republikën tonë. Teksa kujtojmë ngjarjet, jemi pranë krerëve të UÇK-së, luftëtarëve të lirisë, të cilët edhe këtë nëntor po mbahen padrejtësisht në Hagë. Vendi i tyre është në Kosovë. Ne vazhdojmë angazhimin tonë që drejtësia të vihet në vend dhe të lirohen sa më parë”, tha Haxhiu.

Në prag të 28 Nëntorit, në fshatin Negroc të Drenasit, vendlindja e Jakup Krasniqit, u përurua simboli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me tri shkronjat UÇK, si dhe një lapidar me figurën e ish-zëdhënësit të saj dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Në ceremoninë e përurimit ishte i pranishëm edhe djali i tij, Altin Krasniqi, i cili falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar ndaj familjes gjatë kësaj periudhe.

“Në emër të familjes sonë, ju shprehim mirënjohje të thellë për mbështetjen, respektin dhe vlerësimin që ia keni dëshmuar vazhdimisht familjarit, kushëririt dhe mikut tuaj, Jakup Krasniqit. Për ne, kjo mbështetje ka një domethënie të veçantë. Ajo na jep forcë dhe na dëshmon se respekti, solidariteti dhe mirënjohja e njerëzve mbeten të palëkundura edhe në kohët më të vështira. Shpresoj dhe besoj se drejtësia do të triumfojë dhe të gjithë çlirimtarët do të kthehen sa më parë në atdheun e tyre, pranë familjes dhe njerëzve të tyre. Faleminderit nga zemra të gjithëve”, tha Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit.

Përurimi u zhvillua dy ditë para 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, datë që përkon edhe me daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1997.

Ndërkohë, Jakup Krasniqi qëndroi javën e kaluar për katër ditë në Kosovë, pasi mori leje nga autoritetet e Hagës për të vizituar familjen, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apeli: Naim Murseli e mbajti për krahu Liridonën në mënyrë që vrasësi ta qëllonte saktë

Pas vrasjes së Liridona Ademajt, tashmë tre të dënuarit nuk treguan asnjë shenjë pendimi, madje edhe frekuentuan lokalet për argëtim. Në aktgjykimin e Apelit, ndër...
20:05 | 26/11/2026

“E gjeta të fortë”, Ismaili viziton Kadri Veselin në Hagë: Fokusi ynë te apeli

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Hagë, ku vizituar ish-kryetarin e partisë dhe të Kuvendit të...
19:56 | 26/11/2026

Kuvendi i Kosovës ndan buxhetin, 61 mijë euro për komisionin hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Një buxhet prej 61 mijë eurosh është paraparë për Komisionin që do të merret me hetimin e rrethanave të vrasjes së Arlinda Zekajt. Kuvendi me...
19:08 | 26/11/2026