E enjte, 26 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Plas sherri në burgun e Burrelit, i dënuari grushton punonjësin e policisë
Lajme

Plas sherri në burgun e Burrelit, i dënuari grushton punonjësin e policisë

Një episod dhune është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, ku një i dënuar dyshohet se ka sulmuar fizikisht një punonjës të policisë së burgjeve.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur gjatë turnit të tretë, mbrëmjen e kaluar. I dënuari me inicialet D.Y. dyshohet se ka goditur me grushte efektivin A.B., duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Pas incidentit, punonjësi i policisë është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas raportimeve, D.Y. është duke vuajtur një dënim prej 25 vitesh burgim. Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet për ngjarjen, ndërsa mbeten të paqarta shkaqet dhe rrethanat që çuan në përplasjen mes të dënuarit dhe efektivit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.