Fernando vendos në fund, Egnatia merr fitoren e parë historike në Conference League (VIDEO)

26 Nëntor 2026 | 20:48

Egnatia ka arritur një fitore historike në arenën europiane, duke mposhtur me rezultatin 2-1 Lincoln Red Imps të Gjibraltarit dhe duke regjistruar suksesin e parë në fazën e ligës së Conference League.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, me rrogozhinasit që treguan më shumë iniciativë dhe kontrolluan lojën.

Në pjesën e dytë, Albanese kaloi Egnatian në avantazh, por skuadra nga Gjibraltari reagoi dhe barazoi shifrat në 1-1 me anë të Yussef.

Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, Fernando u shfaq në momentet e fundit të ndeshjes, duke shënuar golin e fitores 2-1 dhe duke i dhuruar Egnatias një triumf të rëndësishëm në historinë e saj europiane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Hyre në Lice se vizatove makinën e Enver Hoxhës”, Berisha përplaset me ministrin Gonxhja: Flet sekretari i partisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u përplas në Kuvend me ministrin e Kulturës, Blendi Gonxhe, duke ironizuar mënyrën se si ky i fundit kishte...
20:35 | 26/11/2026

Marta Kos për Euronews Albania: Nuk mbajmë anë në çështjet tuaja të brendshme

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, komentoi protestat dhe shqetësimet e ngritura nga qytetarët në Shqipëri, duke theksuar se disa prej tyre janë...
20:18 | 26/11/2026

“Ekonomia shqiptare u 3-fishua në 10 vjet”, Rama: Do marrim më shumë ndihma nga BE-ja

Kryeministri Edi Rama ka vënë në dukje rritjen ekonomike të Shqipërisë gjatë dekadës së fundit dhe potencialin e Ballkanit Perëndimor për t’u kthyer në një...
18:00 | 26/11/2026