Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, pritet të jetë sërish kandidati i koalicionit qeverisës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028. Konfirmimi erdhi nga zëvendëspresidenti Cevdet Yilmaz, i cili deklaroi se brenda aleancës qeverisëse është arritur konsensus për një tjetër kandidaturë të Erdogan.
Yilmaz bëri të ditur gjithashtu se zgjedhjet do të zhvillohen gjatë vitit 2028, por data mund të caktohet një ose dy muaj më herët se maji, periudha e parashikuar aktualisht.
“Zgjedhjet do të mbahen në vitin 2028. Ka diskutime nëse ato mund të mbahen një ose dy muaj më parë. Është e mundur që data të shtyhet disi”, deklaroi ai.
Duke folur për kandidaturën e presidentit aktual, zëvendëspresidenti konfirmoi se aleanca qeverisëse e mbështet rikandidimin e tij.
“Tashmë ekziston një konsensus brenda aleancës që Erdogan duhet të jetë përsëri kandidat”, u shpreh Yilmaz.
Megjithatë, kandidatura e Erdogan për një mandat tjetër do të duhet të përballet edhe me çështjen e kufizimeve kushtetuese për numrin e mandateve presidenciale, si dhe me kushtet ligjore që mund të mundësojnë rikandidimin e tij.


