Në Debat Plus në TV Dukagjini, Armend Zemaj i ka cilësuar këto deklarata si shpifje dhe pretendime të pavërteta.

“Është një gënjeshtër e madhe. Është shpifje. Janë aludime, pikërisht aludime të udbashëve. Më vjen keq që shprehem në këtë formë. Janë aludime të atyre që kanë punuar në UDB dhe tani janë transformuar si anëtarë të LPK-së, dhe e kanë shpikur si teori”, ka deklaruar Zemaj.

Ai ka mohuar se Tahir Zemaj kishte shërbyer në policinë apo në strukturat e sigurisë së asaj kohe, duke thënë se ai kishte qenë pjesëtar i Armatës Popullore Jugosllave.

“Tahir Zemaj ka qenë anëtar i Armatës Popullore Jugosllave, kurrë s’ka shërbyer në polici apo në sigurinë e asaj kohe”, ka thënë ai.