Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Kemi konsultuar SPAK-un, gjyqtarët dhe prokurorët, javën e ardhshme radha e medias dhe shoqërisë civile
Reshjet e shiut me intensitet mesatar deri të lartë, shtrëngatat dhe reshjet e dëborës në zonat malore pritet të përfshijnë vendin gjatë ditëve në vijim, të shoqëruara edhe me një rënie të ndjeshme të temperaturave.
Në këtë situatë, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ka marrë masat për përballimin e kushteve atmosferike, ndërsa kontraktorët e mirëmbajtjes janë në gatishmëri për të garantuar qarkullimin normal në akset rrugore kombëtare.
ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore e zinxhirë kur udhëtojnë drejt zonave malore.
Njoftimi i plotë:
Sipas parashikimeve të MeteoAlb, në ditët në vijim priten reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, shtrëngata afatshkurtra, reshje bore në lartësitë mbi 1100 metra, si dhe ulje e ndjeshme e temperaturave.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka marrë të gjitha masat për përballimin e situatës.
Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në gatishmëri për të garantuar qarkullimin në akset rrugore kombëtare.
🚗 Apel për drejtuesit e mjeteve:
* Tregoni kujdes të shtuar gjatë udhëtimit.
* Reduktoni shpejtësinë.
* Respektoni sinjalistikën rrugore.
* Kontrolloni gjendjen teknike të automjetit përpara nisjes, si dhe pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në akset malore.
Siguria në rrugë është përgjegjësi e të gjithëve!
Top Channel