Egnatia- Lincoln Red Imps në RTSH, Aleksi: Kishim pak presion, e dominuam ndeshjen

Albano Aleksi ka folur për RTSH pas fitores ndaj Lincoln Red Imps në Conference League. Kapiteni i Egnatias, që luajti si qendërmbrojtës në këtë takim, është shumë i kënaqur për fitoren e parë të rrogozhinasve në fazën e ligës të Conference League.
“Nuk është hera e parë që luaj në këtë pozicion. Por kishte më shumë presion dhe përgjegjësi, sepse duhet të fitonim këtë ndeshje. Nuk është roli im, por eksperienca dhe zgjuarsia më ndihmojnë që të luaj në mbrojtje.
Gjatë javës kemi pasur pak stres. Sepse në letër ishim favorit dhe duhet të fitonim këtë ndeshje. Kemi folur me skuadrën dhe drejtuesit, e dimë forcën tonë dhe nuk jemi të kënaqur vetëm me pjesëmarrjen në fazën e ligës. Na ndihmoi pak fati në fund, por do të më vinte keq sikur të mos ta fitonim këtë ndeshje, sepse e dominuam”, ka thënë mes të tjerash Aleksi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




