Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e kaluar në burgun e Burrelit, ku një i dënuar dhunoi një punonjës të Policisë së Burgjeve.
Autori i dyshuar i sulmit ndaj efektivit Agron Bebja është Dritan Ymeri, i cili po vuan një dënim prej 25 vitesh burgim për vrasjen e mjekut Ilir Alia në Shkodër.
Krimi i rëndë ndodhi më 1 korrik të vitit 2017, në lagjen “Qemal Stafa” të Shkodrës, ku mjeku u qëllua për vdekje me një plumb në kokë.
Pas vrasjes, Ymeri u largua drejt Francës, ndërsa rreth katër vite më vonë, më 2 qershor 2021, u vetëdorëzua në polici.
Aktualisht, ai po vuan dënimin në burgun e Burrelit, ku dyshohet se është bërë autor i një tjetër ngjarjeje të dhunshme.
Si pasojë e sulmit, efektivi Agron Bebja ka pësuar dëmtime dhe është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen motivet që çuan në dhunimin e punonjësit të policisë.