“E dua Haaland te Real Madrid, por nuk e marrim dot. Arsyeja quhet Kylian Mbappe”

26 Nëntor 2026
18:23
Telesport
back button

Pavarësisht se Kylian Mbappe ishte golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar dhe sërish edhe këtë sezon po tregon një formë fantastike me 19 gola në të gjitha ndeshjet, këto shifra nuke bindin aspak gazetarin e njohur Juanma Rodríguez, i cili mbulon sektorin e Real Madrid dhe njihet si një tifoz i thekur i “Los Blancos”.

Rodriguez është i bindur se Erling Haaland do të ishte një zgjedhje më e mirë se Kylian Mbappe për të qenë pika kryesore e sulmit të Real Madridit.

“E dua Erling Haaland. Por nuk mund ta marrim, sepse do të na duhej të shisnim Mbappe. Kemi një problem me Mbappe, sepse nëse e vendos në krahun e majtë, ai do të krijojë skena, ashtu siç bëri me Zidane. Duhet ta aktivizojmë në qendër. Gjëja më e natyrshme do të kishte qenë ndërtimi i një Real Madridi me Vinícius në krahun e majtë, ku ai është më i rrezikshëm, dhe afrimi i Erling Haaland, i cili është një golashënues i lindur. Më pas, me Diomande në të djathtë, do të kishim Real Madridin e përsosur.

Por tani, çfarë të bëjmë? Si ta shesim Mbappe? Si ‘numër 9’ për Real Madridin, Haaland është padyshim më i mirë se Mbappe. Erling Haalandi është një ‘grabitqar’ i vërtetë para portës”, tha Rodriguez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit