E enjte, 26 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

SPAK i hapi dosjen Spiropalit, Bushati: Shteti i është turrur me tatimorët, po e kërcënojnë me burg ?

Analisti Andi Bushati tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se pas aktit politik të Elisa Spiropalit, shteti ka vënë në lëvizje tatimorët, duke e kërcënuar me kallëzim dhe burg.

“SPAK-ut i kanë çuar një letër. SPAK e kemi jashtë, SPAK s’ka bërë asgjë. Problemi është se pasi Spiropali bën një akt politik, shteti i turr tatimorët me mesazhin: ‘Do të bëjmë kallëzim, do të kapim letrat. Po fole, do të fusim në burg’”, u shpreh Bushati.

Ai e cilësoi këtë situatë si një çështje me interes publik, duke pretenduar se shteti po përdoret për të kërcënuar këdo që konsiderohet rrezik.

“Interes publik përbën kur kjo bandë përdor shtetin për të kërcënuar këdo që rrezikon. Kemi një shtet që përdor një njeri të vetëmin si kamzhik për të vjedhur të gjithëve”, deklaroi Bushati.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.